Ministri i Financave, Hekuran Murati, në seancë parlamenetare në Kuvend tha se është faji i opozitën për sabotim të punës së shtetit duke qëndruar prapa grevës së SBAShK-ut.
“U pa kush ka qëndruar prapa këtij organizimi për ta sabotuar punën e shtetit për të lënë mbi 300 mijë nxënës pa mësim për më se një muaj. Pra ishin këto parti opozitare. U shpërfaq po ashtu fakti që mësimdhënësit nuk janë pyetur fare kur është nisur greva. Mësimdhënësit nuk janë pyetur fare edhe kur janë dhënë ofertat e qeverisë”, ka thënë Murati.
Ai tha se i vetmi rast kur mësimdhënësit u pyetën ishte për të dalë nga greva.
“U shpërfaq po ashtu që SBAShK-u nuk i përfaqëson mësimdhënësit sepse kur ishte koha për t’i detyru për të dalë në grevë morën vendim por nuk u qëndroi prapa me kompensim përkundër që për vite të tëra kanë mbledhur miliona euro prej të gjithë mësimdhënësve”.
Tutje Murati tha se SBAShK-u i mblodhi 3.2 milionë euro, por kur u desh t’i ndihmojë mësimdhënësit, u tha atyre që të shkojnë te qeveria.
“U shpërfaq po ashtu që në fund të fundit, siç e thashë, humbësit janë të gjithë, janë fëmijët, janë mësimdhënësit, është shteti. Të gjithë jemi humbës në këtë betejë”, u shpreh ministri i Financave./arbresh.info/
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje