Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se tashmë është përprocesuar subvencioni për faturat e energjisë elektrike të muajit nëntor për të gjitha familjet e cënueshme që kanë plotësuar kriteret për përfitim.
Murati theksoi se të gjitha familjet përfituese mund të verifikojnë subvencionin në llogaritë e tyre online me furnizuesin e energjisë.
“Të gjitha familjet përfituese mund t’a shohin subvencionin qysh tash në llogarinë e tyre online me furnizuesin, apo edhe kur të pranojnë faturën e energjisë elektrike pas leximit të orëmatësit. Masa e subvencionimit të faturave të energjisë elektrike mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të pakos mbështetëse për energjinë”, shkruan Murati./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...