Ministri Hekuran Murati ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), Kunio Mikuriya, me të cilin diskutoi lidhur me bashkëpunimin tregtar, zhvillimin e kapaciteteve të Doganave të Kosovës, si dhe mbështetjen që OBD mund të ofrojë për Kosovën.
Bëhet e ditur se Murati e njoftoi Sekretarin Mikuriya me të arriturat e Doganave të Kosovën në vitet e fundit, duke vënë theks në inkasimin e të hyrave, luftën kundër kontrabandës, si dhe rritjen dhe diversifikimin e eksportit nga Republika e Kosovës. Po ashtu përmendi edhe ndryshimet dhe reformat aktuale në Dogana, të cilat bazohen në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian dhe OBD-së.
Ndërkaq sekretari Mikuriya tha se OBD po monitoron nga afër progresin e Doganave të Kosovës, specifikisht rritjen e bazës fiskale, rritjen e konkurueshmërisë, si dhe digjiitalizimin e shërbimeve. Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e OBD-së për të mbështetur Kosovën në zhvillimin e kapaciteteve dhe rritjen e partneritetit të Doganave të Kosovës me ato të vendeve të tjera.
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid