Sot gjatë ditës në media u raportua se pensionet e veteranëve të UÇK-së në Shqipëri janë ndalur që disa muaj.
Në lidhje me këto raportime, me anë të një postimi ka reaguar Ministri i Financave, Hekuran Murati.
Murati tha se pensionet janë ndalur për disa veteranë të cilët kanë të ardhura tjera. Ministri tha se vetëm po e zbaton ligjin.
Postimi i tij plotë:
Vetëm po zbatojmë ligjin!
Veteranët e UÇK-së që i plotësojnë kushtet sipas ligjit, përfshirë edhe ata në Shqipëri, vazhdojnë të marrin pensionin e veteranit.
Pensionet janë ndalur për disa veteranë të cilët kanë të ardhura tjera, kriter ky që aplikohet edhe ndaj veteranëve të UÇK-së në Kosovë.
Pra momentin që një veteran ka të ardhura tjera, nuk mund të përfitojë nga pensioni i veteranit.
Këtë e përcakton ligji, pavarësisht vendndodhjes. Andaj nuk qëndron ajo që po tentohet të paraqitet në disa media.
Shpërthime të fuqishme, Izraeli nis sulme të reja ndaj Teher...
Rrëzimi i avionit amerikan në Irak, konfirmohen katër të vde...
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në UP pritet të hy...
I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqip...
Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja Mushkolaj
Babai i Gjestit paraqitet në Gjykatë, aty ku po mbahet seanc...