Ministri i Financave, Hekuran Murati nuk ka dhënë një përgjigje konkrete për një mundësi kompromisi nga VV-ja për formimin e Qeverisë së re.
Në një konferencë për media me zëvendës presidentin e Bankës Botërore, Akihiko Nishio, Murati theksoi se lidhur me këtë çështje vlen ajo që ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.
“Në lidhje me këtë çështje, besoj se vlen ajo që ka thënë kryeministri. Pra, fillimisht do të presim përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve, konstituimin e Kuvendit dhe më pas mund të flasim për formimin e qeverisë,” u shpreh Murati./Arbresh.info
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...