Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka marrë pjesë në Ministerialin për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, të mbajtur në Tiranë, në kuadër të samitit të liderëve të rajonit.
Në një postim në Facebook, Murati ka theksuar se gjatë bisedave me zyrtarë të lartë të BE-së dhe institucioneve ndërkombëtare ka hasur vështirësi për t’ua shpjeguar arsyen pse opozita në Kuvendin e Kosovës ka refuzuar ratifikimin e Planit të Rritjes, me vlerë 880 milionë euro.
“Në javën që lamë pas, isha në Ministerialin për Planin e Rritjes së BE-së të mbajtur në Tiranë, në kuadër të samitit të liderëve të rajonit. Në bisedë e sipër me zyrtarë të lartë nga BE dhe institucione tjera ndërkombëtare, e kisha shumë të vështirë t’a sqaroja se pse në Kuvend opozita nuk e kishte ratifikuar Planin e Rritjes së BE-së prej 880 milionë eurove. Për ta, ky veprim i opozitës sonë për të mos e votuar Planin e Rritjes së BE ishte i thjesht i pakapshëm”, shkroi Murati./Arbresh.info
Erion Veliaj bën kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Më...
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinum...
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...
AUV-i njofton ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe ...
Francisco Neto prezantohet si lojtar i Llapit