Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, po përgatiten për ta ndryshuar në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe për të formuar qeveri në koalicion me Listën Serbe
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka deklaruar se këto parti po “premtojnë se pas zgjedhjeve lokale do të bashkohen për ta rrëzuar qeverinë”.
Ai ka drejtuar akuza edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese, të cilën e ka cilësuar si “argat” të ish-opozitës, pasi, sipas tij, po e mban Kuvendin të bllokuar tash e një muaj.
Murati thekson se këto zgjedhje lokale nuk janë vetëm për qeverisjen komunale, por do të përcaktojnë edhe përbërjen dhe drejtimin e ardhshëm të qeverisë së Kosovës.
“Do të vendoset nëse do të kemi një Qeveri Kurti 3 që e forcon shtetin, apo një qeveri që e pret Listën Serbe në Kuvend për 6 orë, derisa të kthehen nga Beogradi me instruksione për ta sabotuar shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.
Real Madridi fiton derbin me Atletico Madridin, vazhdon luft...
I vrari në Majac të Podujevës raportohet se është një person...
Tensione globale, ambasada e SHBA në Tiranë publikon njoftim...
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar po marri...
Vrasja në Majac- Trupi i viktimës tërhiqet nga IML
Mungesë transparence tek analizimi i rasteve nga FFK-ja, pri...