Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se për 8 muaj në Kosovë janë regjistruar 8,021 ndërmarrje të reja, derisa pret që sipas dinamikës deri në fund të vitit të arrihet numri i 12 mijë ndërmarrjeve të reja.
Ministri ka ndarë statistikat nga ASK-ja, ku ka thënë se opozita po bën huqjen e radhës duke pretenduar se në vitin 2023 ka pasur rënie të numrit të bizneseve.
“Sipas ASK-së, gjatë vitit 2023 janë shtuar 9,807 ndërmarrje të reja neto, pra 11,409 ndërmarrje të regjistruara të reja dhe 1,602 ndërmarrje të shuara. I njëjti trend ka vazhduar edhe në vitin 2024, ku për 8 muajt e parë kemi 8,021 ndërmarrje të reja të regjistruara, apo mesatarisht 1 mijë regjistrime të reja në muaj. Kjo na bën të besojmë që deri në fund të vitit do të kemi rreth 12 mijë ndërmarrje të reja të regjistruara”, ka shkruar Murati në Facebook./Arbresh.info/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...