Artan Murati nga KDI ka thënë se dështimi i seancave parlamentare përpos bojkotimit të opozitës është pasojë edhe e neglizhencës së shumicës parlamentare.
Murati në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht seancave të rëndësishme shumë deputetë nuk ndalin udhëtimet e tyre jashtë vendit.
Menaxheri i projekteve në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) ka thënë se deri tani nuk është parë ndonjë vendosmëri e opozitës për të larguar këtë Qeveri nga pushteti.
“Nuk është shumë e vështirë të rrëzohet Qeveria pasi janë parë lëkundje brenda koalicionit qeveritar. Nuk është çudi që edhe ndonjë subjekt nga pozita të votonte rrëzimin e Qeverisë”, tha ai.
Murati thotë se është parë se veprimi i Veselit për të larguar disa figura brenda PDK-së nuk është përcjellë edhe nga subjektet tjera qeveritare.
Ai ka thënë se mbetet enigmatike se çfarë mund të ndodh pas zgjedhjeve se cilat do të jenë matematikat për bashkëqeverisje.
“Kemi dëgjuar për një mundësi bashkëpunimi mes LDK-së dhe Vetëvendosjes e cila do të ishte një risi në politikën e Kosovës. Por dy subjektet politike deri tani nuk kanë shprehur gatishmëri për të hequr dorë nga posti i kryeministrit… Mirëpo në Kosovë aleancat nuk mund të merren të mirëqena deri në mbylljen e afatit ligjor nga KQZ-ja pasi kemi parë befasi të minutave të fundit”, tha ndër të tjera Artan Murati.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...