Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se raporti preliminar të shpenzimit të buxhetit, në vitin 2023 shpenzimet janë rritur për 13% krahasuar me vitin paraprak.
Sipas tij, investimet kapitale në vitin 2023 janë rritur me 32% më shumë se vitin 2022 , shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, Murati njofton se kategoria Paga dhe Shtea është kategoria e dytë me kontributin më të madh në rritjen e buxhetit, me 114 milionë euro më shumë, apo 17% më shumë sesa viti 2022.
“Kjo tregon se në sektorin publik ka pasur rritje mesatare të pagave që ka tejkaluar shkallën mesatare të inflacionit prej 11.6% të vitit 2022.“, u shpreh ministri.
“Mallërat dhe Shërbimet gjithashtu me 17% kanë trendin e njëjtë të rritjes, mirëpo si vlerë absolute rritja është përgjysmë më pak sesa kategoria Paga dhe Shtesa.”, njoftoi ai.
Sa i përket Subvencioneve dhe Transfereve, ministri Murati thotë se kanë pasur rritjen më të vogël nga të gjitha kategoritë, me vetëm 1%./Arbresh.info/
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...