Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se mos-konstituimi i Kuvendit ka pasoja edhe në proceset tjera.
Ai tha se në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill, shkruan Arbresh.info.
“Ngjashëm është puna edhe me Komisionin për Grante Komunale, ku ligji e kërkon pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet – në mungesë të Kuvendit funksional, nuk ka as Komision për Buxhet dhe s’ka kush të marrë pjesë në Komisionin e Granteve, gjë që e vonon edhe ndarjen e granteve komunale.”, ka shkruar ai.
Prandaj, ai thotë se është e domosdoshme që partitë opozitare të heqin dorë nga bllokada dhe të ndihmojnë konstituimin e Kuvendit sa më parë./Arbresh.info/
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA
Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...
Alis përfundon me sukses paraqitjen në ‘Eurovision 202...