Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka shprehur shpresën se sot do të ketë reflektim nga partitë politike dhe se Kuvendi i Kosovës do të arrijë të konstituohet.
Para nisjes së seancës konstituive, ai u pyet nëse gjatë 48 orëve të fundit ka pasur diskutime për të zgjidhur situatën e krijuar.
15 seancat e mëparshme kanë dështuar, derisa Murati shpreson se sot do të ketë reflektim.
“Ju i keni parë të gjitha tentativat tona, kanë qenë edhe publike dhe transparente. Janë bërë edhe në media janë paraqit, që ne kemi tentuar që të gjejmë forma dhe mënyra të bashkëpunimit. Kemi ftuar partitë politike për të diskutuar për konstituim të kuvendit, jo vetëm pozitën e kryetarit por edhe të nënkryetarëve, sepse edhe ato duhet të votohen me 61 vota. Kemi parë që nuk ka fort mirëkuptim, sepse ka parti që ose insistojnë në ndryshim të kandidatëve, por jo duke dhënë ndonjë informatë ose arsye konkrete se pse duhet të bëhet kjo”, tha ai.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë