Edhe këtë muaj janë mbi 90 mijë familje të cënueshme që kanë pranuar subvencionin e faturave të energjisë elektrike
Kështu ka deklaruar Ministri i Financave në Detyrë Hekuran Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Murati ka shtuar se sikurse çdo vit tashmë, programi mbulon periudhën 6-mujore të dimrit (tetor-mars).
Postimi i plotë:
Edhe këtë muaj janë mbi 90 mijë familje të cënueshme që kanë pranuar subvencionin e faturave të energjisë elektrike.
Sikurse çdo vit tashmë, programi mbulon periudhën 6-mujore të dimrit (tetor-mars). Subvencioni bëhet çdo muaj direkt në faturë dhe mund të shihet në llogarinë online që keni me furnizuesin.
Ndërkaq, njëri nga 5 vendimet e para në mandatin pas 28 dhjetorit do të jetë rikthimi i masës për subvencionim të faturave të atyre që kursejnë energjinë elektrike, masë përmes së cilës në të kaluarën ishin mbështetur mbi 200 mijë familje.
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028