Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika karshi qeverisë për problemet me energjinë elektrike në vend, duke e quajtur qeveri të territ.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se kur e morën pushtetin, bënin hajgare me “bojlera e filtera”, shkrun Arbresh.info.
“Patën kundërshtuar me krejt fuqinë, projektin e kontraktuar të termocentralit “Kosova C”, që Kosovën e bënte fuqi energjetike, me arsyetimin se çmimi i megavatit prej 80 eurosh, ishte i lartë e sot e paguajnë mesatarisht ka 400 euro. E kundërshtuan gazin amerikan e dolën me bajrak kundër tij. U përfshinë në tregti të energjisë, deri me GEN-in e Beogradit dhe u vunë në mbrojtje të sekserëve të tyre si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi, që kishin shpërdoruar miliona euro të buxhetit të Kosovës. Kur e morën pushtetin, bënin hajgare me “bojlera e filtera”, ka shkruar lideri i AAK-së.
Ai tha se tash, kur Kosova është në kolaps energjetik dhe kur pjesa më e madhe e vendit është në terr, mundohen ta shkarkojnë fajin te KEDS-i.
“E shtrenjtuan rrymën për tri herë e asgjë nuk qiten në dritë. Këta kurrë asgjë nuk qiten në dritë”, ka shkruar lideri i AAK-së./Arbresh.info/
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...
Irani e quan “akt piraterie” bllokadën e propozuar nga ShBA ...
Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt