Mungesa dhe çmimi i energjisë po qojnë bizneset drejt falimentimit              

10:47 | 11 Mars 2019
M. A.

Për problemet e sektorit privat me energji elektrike, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, të hënën ka organizuar konferencë për medie në të cilën kanë marrë pjesë edhe kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka dhe Kryetari i Klubit të prodhueseve kosovarë, Astit Panxha, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë se rrezikohet shuarja e bizneseve për shkak të mungesës së energjisë.

“ Sot i jemi jep karakter tjetër më të jashtëzakonshëm ne furnizimin me energji elektrike te bizneset kosovare që e kanë ngrit këtë shqetësim te ne si Odë Ekonomike, te Oda Amerikane dhe Klubi i Prodhueseve kosovarë. Nëse nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë atëherë këtyre bizneseve u rrezikohet funksionimi”, ka thënë Rukiqi.

I pari i Odës Ekonomike ka kërkuar veprim urgjent. “ Ne kërkojmë veprim urgjent, sepse fatura e energjisë pas një prillit bizneset do të paguajnë 30-40% energji me shtrenjtë sesa që paguajnë tani sepse do të shfrytëzojnë energjinë që importohet e jo energjinë që prodhohet në vend”, ka shtuar ai.

I pari i Odës Ekonomike ka bërë të ditur gjithashtu se për këtë çështje kanë kërkuar takim me kryeministrin.

Ndërsa Astrit Panxha ka thënë se nuk ka logjikë mohimi i të drejtës për vet konsum nuk ka logjikë.

“Mohimi i te drejtës për vet konsum nuk ka logjikë pasi shumica e vendeve të rajonit dhe Evropës investojnë mijëra euro në burime tjera të prodhimet të energjisë ndërsa në Kosovë  me një vend të ZRRE-së u mohohet kjo. Ne kërkojmë që urgjentisht të hiqet vendimi për liberalizimin e tregut së paku për një vit”, ka shtuat Panxha.

E i pari i Odës Amerikane, Arian Zeka ka thënë se është paradoksale që bizneset të paguajnë më shtrenjtë energjinë se amvisëritë.

 “Nëse vazhdojmë me ketë tendencë po ia bëjmë me të vështirë vetës për të bërë biznes, sa i përket çmimit te energjisë elektrike është paradoksale dhe e kundërt me shtetet e rajonit që bizneset të paguajnë me shtrenjtë energjinë e shfrytëzuar sesa amvisëri”, ka thënë Zeka.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka përmendur faktin e pagesës së energjisë që bëhet për amvisëri. “ Sektori privat i bizneseve paguajnë edhe një pjesë të energjisë që shfrytëzojnë amvisëri në emër te ndihmës së amvisërive”, ka shtuar Rukiqi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale