Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se arsyeja e bllokadës politike të Kuvendirt qëndron te partitë opozitare.
“Qëllimet e PDK-së dhe të partive opozitare janë që të bllokohet Kuvendi me qëllim që të parandalohet formimi i Qeverisë Kurti”, ka thënë Muja, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit për herë të 23-të.
Ai ka thënë se në seancën konstituive nuk ishte në rend dite votimi për një kandidat, por procedurat për votimin e fshehtë.
“Ne dëgjojmë shumë deklarata të opozitës që në lidhje me këto dilemat për zonjën Albulena Haxhiu, ka shumë deputetë të opozitës që nuk kishin fare dilema kur votuan për Zajednicën, për amnisitimin e kriminelëve serbë në veri, kur votuan për demarkacionin dhe kur votuan për Gjykatën Speciale. Albulena Haxhiu nuk e ka votuar asnjërën prej tyre”, ka theksuar Muja.
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...