Analisti Armend Muja sheh gjëra të dëmshme zotimet e Kosovës për të mos aplikuar në organizata ndërkombëtare.
Muja në “Debat Plus” ka thënë se ideja e Grenellit se vetëm me ekonomi zgjidhen problemet është e gabuar.
“Maqedonia dhe Greqia kanë pasur bashkëpunim të madh ekonomik për 30 vite. Greqia ka qenë investitori kryesor në Maqedoni por problemet ata i kanë pasur politike…Grenelli nuk po e kupton se problemet tona me Serbinë janë politike”, tha ai, përcjell Telegrafi. Analisti thotë se në Kosovë Grenelli i ka gjetur njerëzit e butë për t’i shtyrë para agjendat e veta.
“Në Kosovë më të butë janë ata që e kanë ndërgjegjen e vrarë”.
Muja thotë me puazim për të kërkuar anëtarësimin në organizata ndërkombëtare Kosova pezulloi shtetësinë.
“Kur pezullon sovranitetin politik dhe atë ekonomik, çfarë të definon si shtet!? Dihet se me minishengenin e ke dhënë sovranitetin ekonomik pasi s’ke më politika ekonomike”, tha ndër të tjera Armend Muja.
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë
Ankohet qytetari, njehësori i energjisë tregon gabim orën e ...
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...