Pas zgjedhjes së Dardan Sejdiut deputet në Kuvendin e Kosovës, Shpend Ahmeti ka emëruar nënkryetarin e tij të ri, Muhedin Nushin.
Ai është me profesion ekonomist, ku ka punuar si drejtor i administratës në Komunën Prishtinës, shkruan arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Ahmeti në një shkrim në rrjetet sociale.
“Pas zgjedhjes së Dardan Sejdiu, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam emëruar Z. Muhedin Nushi për nënkryetar të Komunës së Prishtinës.
Nushi është me profesion ekonomist por në Komunën e Prishtinës njihet si drejtor i administratës që ka bërë avancime të dukshme në dixhitalizimin e shërbimeve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e proceseve. Këto kanë rezultuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve në Komunën e Prishtinës.
Kam kënaqësinë që këto vite kam punuar me një njeri si Muhedinin dhe se do të vazhdojmë bashkëpunimin në shërbimin tonë për qytetarët e Prishtinës.
Falenderoj Dardanin për arritjet e përbashkëta në Komunë duke realizuar premtimet tona të vitit 2013. Ka qenë kryetar po aq sa edhe unë, duke e mbajtur një pjesë të madhe të barrës në përgjegjësitë tona në komunë. Dardanit i uroj sukses në Kuvend, duke ditur se atje do të jetë përfaqësues i denjë i komunës tonë dhe përfaqësues i qëndrimeve të Lëvizjes duke vazhduar luftën kundër korrupcionit dhe luftën për zhvillim të Republikës tonë”, shkruan kryetari Ahmeti në Facebook./Arbresh.info
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...