Me shumicë votash të Këshillit Drejtues të degës dhe me përkrahjen e Ali Berishës, Muhamet Mala u zgjodh sonte kryetari i ri i degës së AAK-së në Pejë.
Siç edhe kishte paralajmëruar më parë me këtë rast Ali Berisha i dha fund drejtimit 12 vjeçar me degën e këtij subjekti në Pejë.
Berisha e Mala me këtë rast u shprehën të bindur në kthimin e qeverisjes së AAK-së në këtë komunë.
Homazhet e sotme bashkë me Këshillin Drejtues dhe me Muhamet Malën para pllakës së dëshmorëve të kombit nga Peja ishin edhe aktiviteti i fundit i Ali Berishës si kryetar i AAK-së në Pejë.
AAK në këtë komunë njihet si dega themeluese partisë në nivel vendi.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...