Kandidati për deputet nga LDK në zgjedhjet e fundit, Muhamet Hamiti, ka thënë se kontrollimi reciprok i pushteteve mundëson funksionimin demokratik të shoqërisë dhe shtetit.
“Njerëzit me mendësi autoritare – komunistët në radhë të parë – e duan pushtetin absolut. Ky soj autokratësh kontrollin reciprok të pushteteve e sheh si cenim të pushtetit të tyre”, është shprehur Hamiti.
Javën e kaluar ka qenë Arban Abrashi nga kjo parti e ka përdorur shprehjen “Checks and balances” derisa ka folur për peripecitë në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes për të arritur marrëveshjen për koalicion bashkëqeverisjes.
Janë këto dy subjekte; LVV si e para dhe LDK si e dyta e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit ende nuk po mund të dakordohen lidhur me pozitën e presidentit.
Nga deklarimet e zyrtarëve të LDK-së shihet se ata nuk duan që LVV-së t’ia lënë edhe pozitën e kryeministrit edhe të presidentit, për çfarë është deklaruar Hamiti tash.
https://www.facebook.com/muhamet.hamiti.33/posts/10157930295309828
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...
Prokuroria e Gjakovës: 15 kryesues të ndaluar për 48 orë për...