Muhamet Brajshori është emëruar Zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në qeverinë e Avdullah Hotit.
Zëvendësministri Brajshori përmes një postimi në facebook ka thënë se pozita e re do të jetë një mundësi unike për krijimin e një dinamike të re në avancimin e subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, thellimin e marrëdhënieve me aleatët tanë dhe krijimin e aleancave të reja në botë./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Miq të dashur,
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më ka emëruar Zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Tash e tetë vjet kam punuar në kapacitete të ndryshme për avancimin e politikës së jashtme brenda MPJ-së dhe si ambasador në Tajlandë.
Pozita e re do të jetë një mundësi unike për krijimin e një dinamike të re në avancimin e subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, thellimin e marrëdhënieve me aleatët tanë dhe krijimin e aleancave të reja në botë.
I jam mirënjohës kryeministrit Hoti që më kanë përzgjedhur si ambasador të shërbimit të jashtem për një pozitë të rëndësishme qeveritare, duke mos qenë anëtar i asnjë partie politike.
Me të gjitha kapacitetet e mia do të mundohem të japë gjithçka për t’i shërbyer vendit tim, përfaqësimit të interesave të qytetarëve të Kosovës dhe Republikës së Kosovës.
U jam shumë mirënjohës edhe dy diplomatëve, Ulpiana Lamës dhe Korab Mushkolajt, që e kanë përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë në Tajlandë. Korabi kishte shkuar dy muaj para meje për ta themeluar Ambasadën e Kosovës. Të dy diplomatët dhanë më të mirën e mundshme për t’i promovuar marrëdhëniet politike dhe ekonomike me Tajlandën, Malajzinë, Singaporin, Brunein dhe Maldiven.
Si ekip krenohemi që ishim në gjendje të kundërshtonim me sukses fushatën diplomatike serbe dhe ta forcojmë pozicionin tonë në këtë rajon kompleks dhe të rëndësishëm.
Ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunimin e deritanishëm, të cilin dëshiroj ta vazhdojmë edhe më tutje!
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë