Fushata “ÇKA PO BON PËR NEVE?” do të lansohet sot, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për sindromën Down.
Sipas njoftimit, kjo nismë synon të mobilizojë qytetarët, institucionet publike dhe private në mbështetje të qëndrueshmërisë financiare dhe ngritjes së fondeve për shërbimet terapeutike dhe sociale për personat me sindromën Down në Kosovë, shërbime të domosdoshme për personat me sindromën Down, shkruan Arbresh.info.
“Fushata do të zgjasë deri në muajin dhjetor 2025 dhe do të zhvillohet përmes platformave sociale të Shoqatës Down Syndrome Kosova (DSK). Përmes saj, përveç informimit rreth shërbimeve dhe nevojës për mbështetje financiare, bëhet thirrje e qartë për kontribut dhe solidaritet për të siguruar vazhdimësinë e këtyre shërbimeve jetike për personat me sindromën Down. Donacionet do të mund të realizohen përmes linkut në platformën GoFundMe https://shorturl.at/9JqPr apo përmes llogarive bankare te Shoqatës Down Syndrome Kosova.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në...
Spiropali: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është lajm i...
CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional! I aftë...