Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e vaksinimit kundër COVID-19 për ditët e ardhshme.
Njoftimi i plotë:
Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së sotme, e enjte 15 prill 2021 procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon me vaksinimin e pacientëve të hemodializës: për ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komunat përkatëse ku ata banojnë.
Gjithashtu, krahas vaksinimit të pacientëvë të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësor si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare.
Kurse, duke filluar nga data 16 prill 2021 (e premte) për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.
Vërejtje:
Numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79, varet nga numri i dozave të vaksinës kundër Covid-19 në dispozicion./arbresh.info/
Kaosi pas vrasjes së El Mencho-s, Meksika në kërkim të 23 të...
Ylli i Barcelonës rrezikon të humbasë pozitën e titullarit p...
Zelensky: Të caktohet afat kohor për anëtarësimin tonë në BE
Sorensen pasi takoi Kurtin e Konjufcën: Në fokus ishte norma...
Shpallet thirrja për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në K...
Shteti nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe ...