Ministria e Shëndetësisë ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
Apeli është bërë me anë të një postimi në ‘Facebook’ në llogarinë zyrtare të ministrisë përkatëse, derisa qytetarëve u bëhet thirrje edhe për vaksinim kundër gripit sezonal.
“Rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes”, thuhet në postimin e MSH-së.
Tutje, bëhet e ditur se imunizimi kundër gripit sezonal mund të bëhet në të njëjtën qendër ku merret vaksina kundër COVID-19.
Postimi i plotë:
Rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes.
Vaksinohuni plotësisht, duke marrë edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
Ju mund të vaksinoheni në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën qendër edhe me vaksinën kundër Gripit sezonal.
Një rrugë e dy mundësi: Vaksinë kundër COVID-19 dhe vaksinë kundër Gripit sezonal!
Mbroni veten dhe familjen tuaj!/arbresh.info/

Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...