Marrëveshja për Stabilizim Asociim është një rast i mirë që ofron mundësi për zhvillimin ekonomik, por Kosova duhet të luftojë për një administratë shtetërore të depolitizuar dhe pa funksionalizimin e kësaj administrate Kosova do të ketë vështirësi të përfitoj nga kjo marrëveshje.
Kështu tha Tomas Gnooch nga Bashkimi Evropian në tryezën e organizuar nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së me temën “Diskutime në BE: Farë është impakti i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim në ekonominë vendore”.
Kjo ngjarje synon të zbërthejë impaktin e MSA-së në aspektin ekonomik dhe implikimet e saj thelbësore për zhvillimin ekonomik.
Diskutimi u fokusua veçanërisht në fushën e liberalizimit të tregut, përafrimit të legjislacionit, rregullat e konkurrueshmërisë dhe aktivitetet për promovimin e investimeve siç është përcaktuar në kuadër të MSA-së.
MSA e cila pritet të hyj në fuqi në prill nuk do të paraqet rrezik për industrinë e Kosovës,meqë janë përshkallëzuar produktet për liberalizim të tregut.
Ish ministri i MTI-së Bernard Nikaj tha se MSA është një marrëveshje më e mirë e mundur, marrëveshje kjo që duhet të implementohet me ser iozitet nga të gjithë, si nga shoqëria ashtu edhe nga institucionet e shtetit. Sipas tij marrëveshja do të prek çdo pore të jetës tek konsumatori.
MSA prek edhe fushat e ekonomisë me një treg prej 500 milionë konsumatorë. Po ashtu sipas Nikajt vetëm a ka produkte nga prodhuesit vendor, sepse do të ketë treg unik në shtetet evropiane.
Po ashtu u tha se MSA është edhe një aleat për konsumatorët , me mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...