Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për çështje të rinisë dhe kulturës në mes të Kosovës dhe Luginës së Preshevës dhe Bujanocit.
Përmes këtij memorandumi dhe atij të nënshkruar dy javë më parë Ministria e Kulturës do të investojë 450 mijë euro për kulturën në Luginën e Preshevës dhe në Bujanoc.
Memorandumi u nënshkrua nga Ministri Kujtim Shala dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar i Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu si dhe të pranishëm ishin edhe Kryetari i Preshevës, Ragim Mustafa dhe ai i Bujanocit, Nagip Arifi..
Me këtë rast Ministri Shala tha se jemi zotuar që të punojmë dhe të bashkëpunojmë më shumë “Pata kënaqësinë që sot të pres një delegacion nga lugina e Preshevës. Ky është takimi i dytë që bëjmë pas dy javësh. Në u pajtuam që të punojmë më shumë se sa më shpejt të krijojmë një fond për investime dhe ti ndihmojmë qytetarët atje”, tha ministri Shala.
E Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar i Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu falënderoi ministrin Shala për kurajën dhe bashkëpunimin duke thënë se ky memorandum është historik për të gjithë shqiptarët.
“Ky memorandum është historik për shqiptarët e luginës së Preshevës por edhe për vetë qytetarët e Kosovës sepse po fillon bashkëpunimi mes Luginës dhe Kosovës”, tha Musliu.
Musliu foli edhe disa fjalë të mira për qeverinë e Kosovës për të cilën tha se “është dorë e zgjatur për Luginën e Preshevës duke ndarë fonde sepse Lugina tash ka nevojë me se shumti për Kosovën”./Arbesh.info
Stuhitë vazhdojnë të godasin Italinë jugore, shkaktojnë kaos...
Netanyahu pranon të bashkohet me `bordin e paqes` të Trump
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak