Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se tre kosovarë janë në mesin e 12 shtetasve të Shqipërisë që janë evakuuar nga Izraeli.
Sipas MPJD-së, ata gjenden në Qipro dhe janë rrugës për në Shqipëri dhe Kosovën, teksa në komunikatën për media theksohet se evakuimi i tyre është kryer në bashkëpunim të ngushtë mes Ambasadës së Kosovës dhe Shqipërisë në Izrael, përcjell Arbresh.info.
“Gjithashtu Ambasada e Republikës së Kosovës ka vazhduar komunikimin e rregullt me shtetasit tjerë që ndodhen ende në territor dhe sipas kërkesave të tyre ju kemi ofruar ndihmë për largim, duke siguruar aranzhimin e biletave dhe ndihmë logjistike”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash, MPJD bënë të ditur se asnjë shtetas nga Kosova nuk ka pësuar lëndime nga sulmet iraniane në Izrael si dhe nuk ka pasur vështirësi në lëvizje apo vështirësi të çdo natyre tjetër.
“Me gjithë vështirësitë dhe restriksionet ,linjat e fluturimit në përgjithësi kanë filluar te stabilizohen, pasi nuk pritet së shpejti ndonjë sulm tjetër i natyrës së ngjashme. Në Izrael gjenden edhe rreth 15 qytetarë nga Kosova por që nuk kanë treguar interesimin për t’u larguar nga Izraeli. Si MPJD po ndjekim nga afër ngjarjet, jemi ne koordinim te vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe do të ndermarrim te gjitha masat e nevojshme konform nevojave dhe zhvillimeve në ditët në vijim”, njofton MPJD.
Ministria u ka bërë thirrje shtetasve kosovar që ndodhen në Izrael që për cdo nevojë të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael: +972 58-634- 0450 dhe +972 54-469-9799./Arbresh.info
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...