Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Kosovës që ishin brenda autobusit të vetëaksidentuar në mëngjesin e sotëm në Kystendil të Bullgarisë, janë transferuar nga kompania e njëjtë e autobusit në Kosovë dhe se nuk kanë pësuar lëndime trupore, me përjashtim të shoferit të autobusit që ka marrë lëndime të lehta.
“MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje, ka komunikuar me autoritetet përkatëse, ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm konsullor dhe gjithashtu zyrtari i ambasadës ka dalur në vendin e ngjarjes për të ofruar asistencën e nevojshme”, njofton ministria.
Sipas të dhënave nga terreni deri tek aksidenti kishte ardhur pasi që autobusi i cili operonte në linjën Prishtinë – Stamboll duke kaluar në rrugën Kystendil – Gyeshevo kishte devijuar rrugën për shkak të një druri në rrugë që kishte rënë si pasojë e erërave të forta./arbresh.info/
Lexo edhe
LAJMI I FUNDIT/Aksidentohet në Bullgari autobusi me pasagjerë nga Kosova
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar