
Kosovo flag with Israel flag, 3D rendering
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Ambasada e Kosovës në Izrael i janë drejtuar me apel kosovarëve që jetojnë në këtë shtet, të tregojnë kujdes maksimal dhe të qëndrojnë vetëm në vende të sigurta.
“Duke qenë se situata e sigurisë në Izrael dhe rajon po vazhdon të përkeqësohet ndjeshëm, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Jeruzalem, ju bën apel të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen aktualisht në Izrael, të tregojnë kujdes maksimal dhe të qëndrojnë vetëm në vende të sigurta”, thuhet në thirrjen e MPJD-së e Ambasadës së Kosovës në Izrael karshi qytetarëve të Kosovës që jetojnë atje.
I kanë lutur që secili me përpikëri të ndjekë udhëzimet dhe paralajmërimet e publikuara nga Komanda e Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit.
Ata kanë shpërndarë edhe linkun dhe numrat e telefonit për gjithë ata që kanë nevojë urgjente për ndihmë.
“Udhëzimet janë gjithmonë të përditësuara dhe të disponueshme në gjuhën angleze, në:
https://www.oref.org.il/eng. Për çdo pyetje, shqetësim apo nevojë urgjente për ndihmë, ju lutemi të kontaktoni Ambasadën në numrin: +972 (0) 586 340 450 dhe e-mail: [email protected]. Ambasada mbetet në gatishmëri të plotë për t’ju ofruar mbështetje dhe informacione zyrtare gjatë kësaj kohe të vështirë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjete sociale nga Ambasada e Kosovës në Izrael.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...