Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Senegal ka marrë informacione se dje, në lokalitetin Gao në Mali, është kryer një sulm terrorist mbi veturën e punëtorëve të kompanisë Ecolog, e cila është nënkontraktuese e Misionit Paqeruajtës të OKB-së, MINUSMA.
Sipas informacioneve të siguruara nga MPJ, nga sy sulm terrorist, ka mbetur i vrarë E.I. nga Tetova/Republika e Maqedonisë, ndërsa të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur D.M., shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Fushë-Kosovë dhe B.L., gjithashtu nga Tetova, transmeton Indeksonline.
MPJ është njoftuar se të plagosurit janë në transfer e sipër për shërim në spital në Dakar/Senegal, ndërsa tashmë i ndjeri E.I. është në ri-atdhesim e sipër.
Ambasada e Reublikës së Kosovës në Senegal dhe Ambasadori Gashi janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në lidhje me sigurimin e informatave se ku do të vendosën të plagosurit dhe në momentin, që të sigurohen informacione të tilla ai pritet që t’i vizitojë ata në spital.
Ministria e Punëve të Jashtme sipas informacioneve të para të siguruara dyshon se sulmi është kryer nga Organizata Terroriste Boko Haram.
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren