Institucionet në vend heshtin për dokumentin e publikuar ditë më parë në ALSAT M, të cilin MPJ-ja e Maqedonisë e kishte dorëzuar në ambasadën e Kosovës më 12 maj për identitetin e personave të dorëzuar në aksionin policor në Kumanovë.
ALSAT M mëson se gjatë ditës është mbajtur një takim në MPJ për të hetuar të dhënat që përmban dokumenti i publikuar. Por deri tani nuk ka asnjë informatë nga ky dikaster. Lidhur me dokumentin e publikuar, partia shqiptare në pushtet BDI-ja kërkon sqarim nga Ministria e Jashtme dhe bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve të Maqedonisë dhe Kosovës.
“Qëndrimi i BDI-së për rastin e Kumanovës mbetet i njëjtë, kërkojmë zbardhjen e gjithë rastit dhe hetim ndërkombëtarë. Prandaj, edhe MPJ duhet të sqarojë nëse bëhet fjalë për gabim ose bëhet fjalë nga të dhëna të pranuara nga MPB. Çdo informatë që mund të ndikojë në komplikimin dhe fshehjen e së vërtetës nuk kontribuon në zbardhjen e saj. Kërkojmë bashkëpunim korekt dhe të sinqertë në mes institucioneve kompetente në Maqedoni dhe Kosovë në hetimin dhe zbardhjen e rastit”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Heshtje edhe në Institucionet e Kosovës. Alsat M u drejtua me një kërkesë me shkrim Ministrisë së jashtme të Kosovës, por që nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Edhe ambasada e Kosovës në Shkup nuk e pa të arsyeshme as sot të jep ndonjë shpjegim. Gjatë ditës së djeshme, ambasadori Ylber Hysa, në vend që të na japë përgjigje, ai kërkoi që të njëjtën të kërkohet aty ku është gjetur dokumenti.
Ndryshe në letrën të cilën e publikoi Alsat M që pretendohet të jetë lëshuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë njoftohet Ambasada e Kosovës në Shkup për identitetin e shtetasve të saj të arrestuar gjatë aksionit policor në Kumanovë, më 9 maj.
Ajo që hap dilema është fakti se në këtë dokument me të cilën njoftohet ambasada e Kosovës për identitetin e shtetasve të saj të privuar nga liria gjatë aksionit policor në Kumanovë, figurojnë edhe emra të personave të cilët më vonë rezultuan si të vdekur. Bëhet fjalë për Mirsad Ndrecajn dhe Beg Rizaj.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën