Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka folur për dialogun Kosovë – Serbi dhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova e ka emëruar “të ashtuquajtur” marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se procesi nuk bën të përshpejtohet.
Sipas MPJ-së ruse, duhet të hartohet një plan i zbatueshëm që është i pranueshëm edhe nga publiku.
“Ne e konsiderojmë çdo përpjekje për të përshpejtuar të ashtuquajturën normalizim përfundimar midis #Beogradit dhe #Prishtinës dhe vendosjen e një afati kohor arbitrar për arritjen e kësaj si shkatërruese. Është më e rëndësishme të koordiohet një plan i zbatueshëm që gjithashtu do të pranohet nga publiku”, thuhet nga MPJ e Rusisë.
?#Zakharova: We regard any attempt to accelerate the so-called ultimate normalisation between #Belgrade and #Pristina and to set an arbitrary timeframe as destructive. It is more important to coordinate a viable plan that will also be accepted by the public pic.twitter.com/ceysfY3bXt
— MFA Russia ?? (@mfa_russia) February 26, 2021
Ndërsa në anën tjetër, Zakharova ka thënë se vendet perëndimore nuk po reagojnë ndaj siç pretendojnë ata, retorikës radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pas fitorës së Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ne jemi të brengosur për retorikën gjithnjë e më radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ne nuk shohim ndonjë reagim të mbështetësve perëndimorë të shqiptarëve të Kosovës ndaj këtyre provokimeve”, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse.
?#Zakharova: We are concerned about the increasingly radical rhetoric used by #Kosovo Albanians after the Self-Determination Movement won an early parliamentary election. We do not see any reaction of the Kosovo Albanians’ Western sponsors to these provocations pic.twitter.com/u5E8ZWIqu3
— MFA Russia ?? (@mfa_russia) February 26, 2021
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...