Google ADS

MPB për sulmet ndaj Policisë në Zveçan: Kriminelët do identifikohen

21:03 | 31 Maj 2023
Emir Abduramani

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se Policia e Kosovës sot është sulmuar dy herë radhazi nga protestuesit serbë të maskuar në Zveçan.

Në një njoftim për medie, MPB-ja bën të ditur se këto sulme nga “grupet kriminale”  janë bërë edhe pse nuk ka pasur asnjë provokim paraprak nga Polica, teksa janë dëmtuar dy vetura të Policisë dhe është lënduar një polic.

“Sulmet e tilla janë të papranueshme. Këto grupe huliganësh po vijojnë të dëshmojnë se janë të orkestruara dhe të dirigjuara nga Beogradi që të destabilizojnë vendin tonë. Sulmet e tyre po rrezikojnë jetën e zyrtarëve policorë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve dhe të gjithë qytetarëve në veri të vendit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në fund, MPB-ja zotohet se kriminelët do të identifikohen dhe do të vihen para drejtësisë./Arbresh.info

 

Të ngjashme