Në dhjetor të vitit të kaluara Ministria e Punëve të Brendshme e cila udhëhiqet nga Ekrem Mustafa është furnizuar me certifikata për regjistrimin e automjeteve.
E ndërkohë që furnizimi në fjalë nuk është se i ka kushtuar edhe pak këtij institucioni.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 102.000,00 euro, shkruan Indeksonline, derisa bëhet e ditur se tenderi i përgjithshëm me çmimin më të lartë ka qenë 108.324,000 euro.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorit nga Sllovenia “Cetis d.d”.
Bazuar në kontratën e publikuar nga prokurimi, nuk është se janë dhënë shumë detaje rreth këtij furnizimi për Ministrinë e Punëve të Brendshme. /Indeksonline/




Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...