Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë akuzuar sot ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, se po i përdor veturat zyrtare për të bërë fushatë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar se veturat e MPB-së, janë duke u përdorur në procesin elektoral që është duke u mbajtur sot në Komunën e Podujevës dhe Komunën e Mitrovicës së Veriut.
“Ju njoftojmë se veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë dhënë në shfrytëzim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizmin e zgjedhjeve. Ju bëjmë me dije se kjo është një praktikë që gjatë organizmit të zgjedhjeve në Kosovë, KQZ, kërkon nga Ministria e Administratës Publike, mbështetje me vetura për organizmin të zgjedhjeve. Tashmë meqë ish-Ministria e Administratës Publike është shuar në Ministrisë e Punëve të Brendshme, është përgjegjësi e MPB-së që t’iu jep në shfrytëzim veturat për KQZ-në”, është thënë nga MPB.
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë