Aferdita Qerimi-Pepaj motra e Mirsat Qerimit, i arrestuar në Kumanovë, ka treguar se si është maltretuar vëllau i saj nga policia maqedonase në emisionin Pa Rrotlla të Milaim Zekës. Ajo ka thënë se vëllai i saj ka pasur lëndime në sy dhe në trup dhe është rrahur nga shumë Policë.
“Gjendjën nuk e ka të mirë Policia Maqedonase e kanë rrahur e kanë maltretuar, gjendjen nuk e ka shumë të mirë. Diku rreth 20 minuta kemi qëndruar, nuk ka qenë vizitë direkte, e kemi pasur një xham në mes, mirëpo kemi mundur mirë të komunikojmë. Ka pasur shenja në pjesën e syrit, e kam pa që nuk ka mundur mirë të lëviz, ka treguar se edhe pjesën e barkut ka shumë lëndime që nuk dihen a janë thyerje apo dicka tjetër dhe ka treguar se nga momenti që janë arrestuar dhe janë dërguar në burg që secilit policë që ka hyrë ka ushtruar dhunë ndaj tyre”, ka rrëfyer ajo.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë