Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, ndërkaq vende-vende pritet të ketë riga shiu si pasojë e vranësirave të dendura të cilat do të jenë prezent pothuaj në gjithë territorin.
IHK njofton se të enjten mot më stabil, me temperatura afërsisht të ngjashme, ndërkaq të premten, sërish pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu.
Ndërsa vikendi pritet të jetë kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
Minimalet gjatë këtyre katër ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare, njofton IMHK./arbresh.info/
Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’
Inspektorati mbyll 26 motele dhe villa në gjithë Kosovën
Roma po e shqyrton rikthimin e Tottit me një rol të rëndësis...
Ministri për pakicat pretendon se të drejtat e shqiptarëve n...
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...