E premtja e fundit e shkurtit ishte me temperatura të ulëta, re dhe reshje të dobëta shiu. I gjithë vendi është përfshirë nga mot i paqëndrueshëm ndërsa sipas meteorologëve edhe nesër priten reshje të dobëta shiu.
Në zonat 800 m mbi nivelin e detit, priten edhe reshje bore, ndrësa në zonat më të ulëta mund të jenë reshje bore përzier me shi.
Nga ditët e nxehta dhe me diell si duket shkurti po mbyllet me temperatura të ulëta, ku në zonat malore do të ulen deri në -8 gradë celcius. Të shtunën priten reshje të dobëta.
Në disa raste ato do të jenë me karakter të theksuar lokal. Do të ketë edhe reshje të dobëta bore mbi 800m mbi nivelin e detit, por në zona shumë të kufizuara bora mund të shfaqet edhe më poshtë sesa ky nivel.
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...