Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe me vranësira.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të variojnë nga -10°C deri në -7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 1°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga verilindjes me shpejtësi 1-3m/s.
Ndërsa, të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale pritet të jenë nga -7 deri -4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s./Arbresh.info
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...