Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, situata meteorologjike do të vazhdoj të mbetet e njëjtë.
Kjo gjendje, vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore.
Temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të kenë ulje të lehta. Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
IHMK fton qytetarët që t’i respektojnë këshillat e IKPSH-së dhe që të mos ndezin zjarre, sepse fuqia e tyre mund të jetë e madhe sa që të rrezikohet edhe jeta e njerëzve./arbresh.info/
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...