Moti për sot

07:51 | 27 Nëntor 2022
A Z

Në ditët e fundit të tetorit mbetet mot kryesisht i vranët, me pak intervale me diell ditën e martë, e ditën e mërkurë me mundësi për të reshura shiu.

Cilësia e ajrit kalon edhe në vlera të dobëta përgjatë ditës së shtunë, kryesisht orëve të mbrëmjes, derisa të dielen edhe mund të mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, shkaku i qarkullimit më të mirë ajror, që mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë.

26.11 – Mjegull e ngrica në mëngjes. Ditën kryesisht me vransira, por pa reshje.
27.11 – Kryesisht vranët e më ftohtë. Pasdite priten reshje shiu, që gjatë mbrëmjes edhe shndërrohen në reshje të dobëta bore, kryesisht nga pjesë të rrafshit të Kosovës.
28.11 – Kryesisht vranët. Reshje të dobëta bore mund të vazhdojnë herët në mëngjes.
29.11 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe intervale me diell.
30.11 – Kryesisht vranët, me mundësi edhe për reshje shiu.

Temperaturat në rënie, minimalet zbresin edhe në -2C e 1C, e ato maksimale të dielen zbresin në 3C, ndërsa në fillim të javës rriten edhe deri në 7C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-9m/s.
Shtypja atmosferike në fundjavë shënon rritje lartë mbi vlera normale, e më pas gradualisht me tendencë të rënies./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale