Java e ardhshme do të karakterizohet nga masat e ngrohta të ajrit, por relativisht të paqëndrueshme në dy ditët e para, pasi që parashihen vranësira të ç’rregullta që vende –vende parashihen të sjellin reshje lokale shiu.
Pas ditës së martë pritet stabilizim i masave të ajrit, pasi që në fushat barike pritet rritje e ngadalshmen dhe orët me diell do të jenë më shumë prezentë.
Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesëditëshe do të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të mira, për shkak te prezencës së reshjeve ditëve të fundit dhe orëve me diell që do të jenë gjatë javës që po na pret.
Fatkeqësisht në shumë zona, por në sipërfaqe të kufizuara kishte edhe reshje breshëri që shkaktuan dëme në shumë kultura bujqësore që u përfshinë.
Falsifikim parash dhe narkotikë, disa të ndaluar në Ferizaj ...
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...