Ditëve të para të javës do të mbajë mot i butë, kryesisht me diell, e ditën e mërkurë me vranësira dhe diell. Sot e nesër në mëngjes në vise të ulëta priten mundësi edhe për mjegull.
Të enjten do të vazhdoj të mbajë mot i butë, por kryesisht i vranët, me erë dhe kohëpaskohe me shi, e në vise malore mbi 1200m priten edhe reshje bore. Të premten, do të mbajë mot kryesisht i vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu, e pasdite dhe në mbrëmje reshjet do të shndërrohen në reshje bore.
Temperaturat e ajrit do të rriten mbi vlera mesatare për këtë periudhë. Minimalet do të luhaten nga -1C deri 3C, e ato maksimale nga 7C deri në 10C, e nga dita e premte do të zbresin në 5C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-8m/s, e ditën e enjte priten edhe hove deri në 14m/s. Shtypja atmosferike nga vlera mbi normale, në fillim të javës, do të pësojë rënie nën vlera normale./Arbresh.info/
Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen m...
Vërshimet shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, kërkohet reagi...
Tragjedia ku vdiqën tre kosovarë, operatori i vinçit do të j...
Spitali rekomandon të keni kujdes ushqimin për Bajram
Lori Hoxha shtatzënë? Detaji që e “tradhtoi”
Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo pë...