Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga dita e hënë deri të mërkurën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.
“Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.
Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi deri 13m/s”, bën të ditur IHMK.
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...
Panenka paralajmëron sllovakët për Kosovën: Janë shumë lufta...
Greqia do të subvencionojë karburantin dhe plehrat kimike
Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK...
Irani nis valë të re të sulmeve me raketa mbi Izraelin