Moti për javën e ardhshme

21:32 | 12 Korrik 2015
M. A.

Në Kosovë gjatë javës së ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius.

Vendet bregdetare të Shqipërisë do të jenë në ndikimin e masave të ngrohta të ajrit dhe kthjellimeve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 33-37 gradë Celsius.

Në bazë të parashikimeve numerike dhe imazheve satelitore, Evropa do të ndikohet nga një mot me temperatura të larta, kryesisht në Gadishullin Iberik dhe Ballkanin. Po ashtu mot kryesisht i kthjellët dhe vranësira të shpërndara do të mbajë edhe në Evropën Qendrore dhe atë Juglindore, derisa Gadishulli Skandinav do të dominohet kryesisht nga vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut. Kurse pjesa lindore e Kontinentit do të shoqërohet nga erërat e forta të cilat do të përcillen me rrebeshe shiu.

Shpërndaje në rrjete sociale