Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në vendin tonë në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell.
Sipas IHMK-së do të ketë pak vranësira, sidomos për rreth relievit malor, por nuk parashikohet reshje.
“ Indeksi UV do të jetë sërish me vlera të larta dhe udhëzimet e IKSHP do të jenë në dobi të popullatës, sidomos të një shtrese te saj me probleme kronike. Presioni atmosferik do të vazhdoj me vlera të mbi normales. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, shkruan arbresh.info.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes./arbresh.info

Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...