Moti në Kosovë nesër pritet të jetë i nxehtë.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometorologjik të Kosovës, nesër temperaturat në vend pritet të arrijnë temperaturën minimale 18 dhe atë maksimale deri në 33 gradë.
“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Këto masa të ajrit do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, duke bërë që dita e premte të regjistroj temperatura rekorde për muajin që jemi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që kontakti direkt me diellin nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim./arbresh.info
Anije tregtare kalojnë Ngushticën e Hormuzit/ Rutte: Evropia...
Të dënuar për trafik dhe shitje të lëndëve narkotike, arrest...
Juventusi monitoron Reijndersin, pengesë mbetet çmimi i lart...
Interi fitoi titullin kampion, Chivu nga “zgjidhje emergjent...
Sokol Havolli pas shkarkimit: Përparim Rama ka rënë nën ndik...
“Trepça” largon nga puna 3 punëtorë pas vjedhjes së trafove,...