Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat, të mërkurën parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.
Borë pritet të bie në perëndim të vendit, atje ku parashihet të fryjë edhe erë mesatare deri e fortë, ndërsa në pjesët tjera të vendit do të ketë reshje shiu e herë-herë edhe fluska bore.
“Vendi më i nxehtë pritet të jetë Gjakova dhe nuk parashihet të ketë reshje, por kryesisht rreze dielli. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rënie, por duke i ruajtuar vlerat e normales”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe në disa pjesë të territorit priten edhe masa nga jugu, shpejtësia e së cilës mundë të arrijë deri 19m/s./arbresh.info

Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...