Agronomi dhe pemëtari Mehdi Bresilla, ka vlerësuar se moti i ftohtë që po mbretëron në Kosovë, do të mund të dëmtojë rrezikojë pemët dhe perimet.
Ai ka thënë se sipërfaqet e mbjellura me pemë janë të rrezikuar. “Jemi mobilizuar që të marrim masa mbrojtëse. Ne kemi plehëruar me kohë që janë edhe materiet ushqyese“, ka thënë ai sot për emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionin të Kosovës (RTK).
Bresilla, ka thënë se po përdorin disa metoda që të mbrojnë të mbjellurat e tij. Bresilla, në fshatin Llugaxhi, ka të mbjellura disa kultura bujqësore. “Deri tani nuk janë të dëmtuar shumë, pasi që ne kemi paraparë të mund të mbrojmë deri në minus 3”, ka thënë ai.
Edhe në vitin e kaluar ka pasur dëmtim të të mbjellurave. “Me masat tona preventiva deri në minus 4 mund të mbrojmë, por këto masa nuk i kanë të gjithë fermerët, për t’i mbrojtur të mbjellurat e tyre”, ka thënë ai. Sipas tij ata që nuk i kanë mundësi këto masa, duhet të përdorin masën organike.
Elijona: Ludo ia ka zënë vendin e finales Benitës
Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 mil...
Kurti i njofton ambasadorët për fushatën e MPB-së rreth Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...
Pas Konjufcës, Spiropali nesër takon edhe Haxhiun