Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, me temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje bore, duke kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë qarkullimit.
Sipas njoftimit të komunës, rekomandohet që lëvizjet të kufizohen vetëm në raste të domosdoshme, të përdoren pajisjet e detyrueshme të dimrit dhe të shmanget shpejtësia e lartë, duke respektuar sinjalistikën rrugore, shkruan Arbresh.info.
Komuna ka paralajmëruar gjithashtu se për shkak të kushteve atmosferike mund të ketë vonesa në disa linja të transportit publik urban, ndërsa në zonat ku vlerësohet rrezik për qarkullim të sigurt, transporti mund të pezullohet përkohësisht deri në normalizimin e kushteve.
Për çdo ndryshim, qytetarët do të njoftohen me kohë./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...